Avokati Shkelezen Sopjani ka folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1 për procesin e rinumërimit të votave, duke vënë në pah manipulime të mundshme dhe humbje të votave nga disa kandidatë.
“Duhet të dal të shihet kush kanë qenë operatorët e kësaj skeme, kush i ka koordinuar dhe organizuar. Këta operatorë janë shumë të rëndësishëm që prokuroria t’i gjejë dhe t’i dënojë, sepse kemi të bëjmë me antarë të KQZ-së apo të deleguar të partive. Për këtë, dënimi është shumë serioz, së paku 3 deri në 5 vite burg”, ka thënë Sopjani.
Ai ka theksuar se PDK-ja është një nga partitë që ka pësuar ulje të konsiderueshme të votave për disa kandidatë gjatë rinumërimit.
