Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokatja e Rexhep Selimit, Rudina Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 21:18
Avokatja e Rexhep Selimit, Rudina Jasini kritikon Specialen: Precedent negativ për drejtësinë ndërkombëtare

Avokatja, Rudina Jasini e ka cilësuar Gjykatën Speciale si institucion “sui generis” dhe ka kritikuar bazën e saj ligjore dhe mënyrën e interpretimit të ligjit. Ajo tha se Specialja përbën një “precedent negativ” për drejtësinë ndërkombëtare penale.

Avokatja Rudina Jasini, pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, ka kritikuar mënyrën e krijimit dhe funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se ky institucion është “i paprecedent” në spektrin e drejtësisë ndërkombëtare penale.

Duke komentuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jasini tha se fillimisht duhet të analizohet në retrospektivë se çfarë përfaqëson ky institucion dhe cilat kanë qenë pasojat e veprimtarisë së tij.

“Së pari, ky institucion a përfaqëson vërtetë vullnetin e popullit të Kosovës. Së dyti, ngritja e këtij institucioni, a ishte një përgjigje të kërkesës për drejtësi të viktimave në Kosovë. Mendoj që në të dyja rastet përgjigjja është jo”, tha Jasini në Debat Plus.

Sipas saj, mënyra se si është krijuar institucioni ka qenë e veçantë, pasi fillimisht ishte konceptuar si një institucion gjyqësor i specializuar dhe i zhvendosur i Kosovës.

Jasini u ndal edhe te përfundimet e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ajo theksoi se të katër të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi sipas saj, Prokuroria nuk ka arritur të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një krimi kundër njerëzimit që kishte karakter sistematik, të gjerë dhe të përhapur në Kosovë.

Në anën tjetër, trupi gjykues i shpalli fajtorë për katër krime lufte: ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Për këto vepra, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Jasini e konsideroi ligjin mbi të cilin është ndërtuar dhe funksionon kjo gjykatë si një nga problemet kryesore të institucionit.

Ajo tha se kuadri ligjor parashikon zbatimin e së drejtës zakonore procedurale penale në përputhje me ligjin penal të aplikueshëm në ish-Jugosllavi, por sipas saj, në praktikë ka pasur interpretime të ndryshme nga trupat gjykues.

“Herë ligjin e Kosovës, ligjin që ka qenë në fuqi në atë kohë në Kosovë. Herë të drejtën zakonore penale procedurale. Dhe kjo ka sjellë një hapësirë shumë të gjerë trupit gjykues për të interpretuar”, tha ajo.

Sipas Jasinit, kjo hapësirë interpretimi ka shkuar edhe përtej mënyrës se si janë interpretuar çështje të ngjashme nga tribunale të tjera ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën.

“Gjykatë sui generis”

Jasini e përshkroi Dhomat e Specializuara si një institucion “sui generis”, duke argumentuar se pozita e tij është e veçantë në raport me gjykatat vendore dhe tribunaleve ndërkombëtare.

“Gjykata Speciale e Kosovës, ky institucion sui generis, është i paprecedent në gjithë spektrin e drejtësisë ndërkombëtare penale. Në fakt, de jure është një gjykatë lokale, por që i ka kapërcyer kufijtë jo vetëm të gjykatave lokale, por edhe kufijtë e gjykatave ndërkombëtare, tribunaleve ndërkombëtare”, deklaroi ajo.

Sipas saj, për shkak të kësaj natyre të veçantë dhe mënyrës së interpretimit të kuadrit ligjor, ky institucion përbën, në vlerësimin e saj, “një precedent negativ për të gjithë të drejtën ndërkombëtare penale”.

jasiniavokatjarexhep

Të ngjashme

Djali i Rexhep Selimit dhe i Jakup Krasniqit bëhen bashkë në protestë kundër vendimit të Speciales

Djali i Rexhep Selimit dhe i Jakup Krasniqit bëhen bashkë në protestë kundër vendimit të Speciales

17:01

Më shumë nga Lajme

  • 21:48Sveçla nuk komenton për Specialen dhe pjesëmarrjen në marsh: Gjithçka që pata për të thënë, e thashë në akademi
  • 21:47Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohen për fajde
  • 21:47Humolli kërkon zhbërjen e Speciales, largimin e EULEX-it e KFOR-it
  • 21:45Krasniqi: Nuk ka moment më historik për kombin tonë sesa vendimi i Hagës, e ne jemi të ndarë
  • 21:40Hoxhaj: Kosova duhet ta dërgojë aktgjykimin e Speciales në Komisionin e Venecias