Një rast tejet i rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Babai ka abuzuar seksualisht vajzën e tij, e cila në kohën kur ka ndodhur rasti ka qenë e mitur.
Këtë e ka konfirmuar, Prokuria Themelore në Ferizaj, të cilët nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
“Referuar kërkesës tuaj, duke qenë se kemi të bëjmë me rast të ndjeshëm, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka vlerësuar se nuk mund t’ju ofroj qasje në informacionet që ju pretendoni, për faktin se në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale viktima ka qenë e mitur, dhe në anën tjetër duke u bazuar në Kodin Nr.06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur, procedurat ndaj kësaj kategorie janë konfidenciale për publikun”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.



