Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e kushëririt në Skënderaj

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 17:58
Babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e kushëririt në Skënderaj

Janë shpallur fajtorë Hisni dhe Bujar Ibishi, të akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, më 12.02.2025.

Gjykata e Mitrovicës i dënoi me nga 24 vjet e gjashtë muaj burgim të akuzuarit për vrasjen e Ismet Ibishit, raporton Kallxo.

Gjykata ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga – vrasje e rëndë, në – vrasje në bashkëkryerje.

Ndërkohë, të dy akuzohen edhe për veprën penale – armëmbajtje pa leje.

“Gjykata e ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga pika 1 e aktakuzës. Marrë parasysh se nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor, sidomos video-incizimi i administruar, nuk është provuar se të pandehurit kanë rrezikuar edhe persona të tjerë”- tha gjyqtari Izet Gërguri.

I pakënaqur me këtë vendim u shpreh avokati i palës së dëmtuar, Fisnik Sogojeva, i cili tha për KALLXO.com se do të paraqesin ankesë.

Madje, në seancën përfundimtare, Sogojeva kishte kërkuar nga Gjykata që të dy të akuzuarit t’i dënojë me burgim të përjetshëm, duke propozuar që të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese.

burgimvrasjenvjet

Të ngjashme

Gjykata në Gjakovë dënon me 7 vjet burgim dhe 500 euro gjobë një të akuzuar për veprën penale ”Grabitje”

Gjykata në Gjakovë dënon me 7 vjet burgim dhe 500 euro gjobë një të akuzuar për veprën penale ”Grabitje”

16:47
Simonelli: San Siro? Një stadium i projektuar 100 vjet më parë nuk i përshtatet nevojave të sotme

Simonelli: San Siro? Një stadium i projektuar 100 vjet më parë nuk i përshtatet nevojave të sotme

18:22

Më shumë nga Lajme

  • 20:31Murati: Investimet e huaja direkte jashtë patundshmërive janë 300 milionë euro
  • 20:30Incidenti në Gjilan: Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici
  • 20:30Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, në fokus integrimi evropian
  • 20:15Jeton Sylaj nesër në gjykatë, me kërkesë të prokurorisë mbyllet seanca për publikun
  • 20:14Seanca për Raportin e Progresit e thirrur nga LDK-ja, asnjë deputet i partisë nuk qëndron në sallë