Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bahtiri nervozohet me PDK-në për organizimet rreth gjyqit të Hagës, u kërkon “të kthehen në tavolinë” me Kurtin

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 20:52
Bahtiri nervozohet me PDK-në për organizimet rreth gjyqit të Hagës, u kërkon “të kthehen në tavolinë” me Kurtin

Agim Bahtiri i Vetëvendosjes është nervozuar jo pak me Partinë Demokratike të Kosovës rreth organizimeve të tyre për çështjen e gjyqit në Hagë, përfundimi i cilit pritet të ndodhë më 16 shtator.

Bahtiri tha se krerët e UÇK-së duhet të lirohen, por “pas zhurmës së PDK-së, fshihet një kalkulim i ulët.”

Bahtiri mendon se PDK po përdor procesin në Hagë “për të bllokuar shtetin.”

Postimi i plotë:

Liria e njerëzve tanë që po përballen në Hagë është e drejtë që i takon çdo ushtari të UÇK-së dhe aty mbrohet e vërteta e luftës sonë. Prandaj, kërkoj që ata të lirohen pa kushte, e t’i kthehen familjeve të tyre.

Por pas zhurmës së PDK-së, fshihet një kalkulim i ulët që prapaskena politike e di mirë, por që pakkush po e thotë hapur: një përpjekje e qëllimshme për ta përdorur procesin e drejtësisë si pretekst për bllokim të shtetit, duke përdorur UÇK-në si pronë private dhe duke e lidhur çdo hap politik me aludime e matematike të prapaskenës për të ashtuquajturat "kthime pas shtatorit". Kjo nuk është mbështetje për të akuzuarit, por falimentim i një partie pa ide e pa vizion. Janë të gatshëm të dëmtojnë e të bllokojnë çdo proces vital, përfshirë funksionimin e institucioneve apo zgjedhjen e Presidentit, vetëm për të ushqyer një iluzion politik që u shërben si mburojë e vetme elektorale.

Dëmet politike dhe gabimet e së kaluarës janë të shkruara në histori dhe nuk fshihen. Sot, e vërteta është e thjeshtë:

UÇK-ja nuk i përket asnjë partie dhe askush nuk ka të drejtë ta përdorë sakrificën e saj si mjet shantazhi apo për poena të çastit.

E drejta e çlirimtarëve mbrohet me dinjitet shtetëror, jo me lojëra bllokuese nga ata që e shohin historinë thjesht si kartë për të mbajtur veten në lojë.

Sinqerisht, ju bëj thirrje të gjithë liderëve partiak:

MOS IKNI NGA PËRGJEGJËSIA, lini anash këto kalkulime shumë të ulëta, sepse është në pyetje interesi shtetëror. Kthehuni në tavolinë, dhe bëni së paku një nder për këtë vend, sipas fuqisë politike që iu ka vlerësuar populli.

Prandaj, ju ftoj që së paku njëherë në karrieren tuaj politike, ta vendosni interesin shtetëror para atij personal e partiak. Momenti është tani.

bahtirirrethgjyqit

Të ngjashme

Pritje të gjata në disa pika kufitare – në Merdare deri në 3 orë e 20 minuta

Pritje të gjata në disa pika kufitare – në Merdare deri në 3 orë e 20 minuta

14:09

Më shumë nga Lajme

  • 21:08Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
  • 20:57Vdes në moshë të re qytetari nga Rahoveci
  • 20:50U zotuan të dalin me ’emra konkretë, në takimin e radhës’: Pesë ditë asgjë të re nga Kurti e Abdixhiku
  • 20:42Igball Jashari: Ata që e fyen Bacë Rifatin nuk janë njerëz
  • 20:31Matoshi: Kisha në Zogaj i pengon ata që kanë vu turbanë e kanë veshë shalvare talebanësh