Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 10:49
Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të shkollave, duke e kritikuar moszbatimin e pagës minimale për punëtorët e sektorit privat.

Në një postim në Facebook, Bajrami shkroi se punëtorët teknikë të shkollave, të punësuar nga kompani private të kontraktuara nga komunat, vazhdojnë të paguhen me 390 euro në muaj, ndonëse paga minimale prej 500 eurosh bruto ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026.

Ajo ka kërkuar nga Inspektorati Qendror i Punës që të marrë masa ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale.

“Nëse kompanitë nuk i përballojnë kostot shtesë nga vendimi i Qeverisë, zgjidhjen duhet ta kërkojnë te kontraktori i tyre përmes ndryshimit të kontratave, POR problemet kontraktuale asnjëherë nuk duhet të zgjidhen në kurriz të punëtorëve dhe këtë situatë s'duhet ta lejoj Inspektorati”, u shpreh Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka pasur kritika po ashtu për dallimin mes trajtimit të sektorit publik dhe atij privat, duke përmendur ndarjen e rreth 130 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

“Qeveria ka ndarë rreth 130 milionë euro për pagën e 13-të, për sektorin publik,(përmes rishikimit të buxhetit) ndërkohë punëtorët që mbajnë të pastra shkollat e fëmijëve tanë nuk marrin as pagën minimale. Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e vendimeve të veta, komunat duhet të marrin përgjegjësi për kontratat e tyre, ndërsa kompanitë private duhet t'i respektojnë të drejtat e punëtorëve. Paga minimale nuk është privilegj as opsion, është detyrim ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë”, shkroi Bajrami.


minimalesektorinbajrami

Të ngjashme

Paga minimale pa tatim: 18.50 euro për punëtorin, kosto e panjohur për shtetin

Paga minimale pa tatim: 18.50 euro për punëtorin, kosto e panjohur për shtetin

11:31

Më shumë nga Lajme

  • 11:09Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore
  • 10:53Burim Ramadani publikon videon e Daçiqit me zyrtaren ruse: Kërcënim direkt për Kosovën
  • 10:50Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik
  • 10:01Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë
  • 09:18“MALI” godet trafikun e drogës në Gjilan, kapen 53 kilogramë marihuanë