Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami-Kurtit për autostradën Prishtinë-Gjilan: Premtimet e pambajtura kërkojnë llogari, jo vota e duartrokitje

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 10:07
Bajrami-Kurtit për autostradën Prishtinë-Gjilan: Premtimet e pambajtura kërkojnë llogari, jo vota e duartrokitje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me premtimin për përfundimin e autostradës së Gjilanit, duke theksuar se projekti ende nuk është përfunduar.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka rikujtuar se nga premtimi i Kurtit kanë kaluar 3 vjet, 2 muaj e 29 ditë, ndërsa autostrada, sipas saj, vazhdon të mbetet e papërfunduar.

Ajo ka përmendur edhe reagimet e shumta të qytetarëve ndaj postimit për këtë premtim, i cili, sipas saj, ka marrë rreth 21 mijë pëlqime, 2,500 komente dhe mbi gjysmë milioni shikime.

Bajrami ka ironizuar mundësinë që Kurti të dalë me një datë të re për përfundimin e projektit, duke e paraqitur atë sërish si lajm të madh.

“Ka ardhë koha që Kurti me dalë me një datë tjetër, me e shpallë edhe një herë si lajm të madh e me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar që politikanët nuk i mbajën premtimet, të japin llogari.

“Politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet me dhënë llogari, jo me marrë vota e duartrokitje. Me kërku përgjegjësi nga politikanët nuk është turp, është vetëdije e lartë shoqërore, është kontribut për të ardhmen e fëmijëve tanë. Bëjeni!”, ka shkruar deputetja.

premtimetllogarivota

Më shumë nga Lajme

  • 14:57Linja 3A në Prishtinë paralajmëron ndalimin e shërbimit: Komuna s’na ka paguar për shtatë muaj
  • 14:55Altin Krasniqi publikon fotografinë historike të babait të tij, Jakup Krasniqit, me ish-presidentin amerikan Bill Clinton
  • 14:36Ambasada amerikane: Mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me institucionet
  • 14:35“Prej sotit, besë, asnjëri nuk keni” – familjari i Auron Ferizit i drejtohet familjes Shallki pas aktgjykimit ne gjykatore
  • 14:07Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, diskutojnë sigurinë në Kosovë