Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në foltoren para deputetëve, për të cilin dhe u shpreh se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e keqpërdor.
”Na nuk duhet me e leju që ai me u mbështjellë me flamurin KuqeZi, sa herë që ai [Albin Kurti] ka nevojë”, tha ajo ndërsa vazhdonte seancën pas ndërprerjes nga kryesuesi, deputeti më i vjetër.
”Të punojnë ditë e natë me sinqeritetin më të madh, që t’ia heqim maskën, Albin Kurtit. Ai e ka bërë shtetin e Kosovës si tavolinë suedeze”.