Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vlerësuar punën e gazetarëve, duke theksuar se liria e medias është shtyllë e domosdoshme e demokracisë.
Ajo ka falënderuar gazetarët për punën e tyre, duke thënë se shumë skandale dhe keqpërdorime janë zbuluar falë raportimeve të tyre, pavarësisht presioneve dhe sfidave me të cilat përballen.
Bajrami theksoi se gazetarët shpesh punojnë në kushte të vështira dhe nën presion, por megjithatë vazhdojnë të qëndrojnë në anën e së vërtetës.
