Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami: Progresi në dialog varet nga dorëzimi i Milan Radojiqit për sulmin terrorist në Banjskë

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 17:06
Bajrami: Progresi në dialog varet nga dorëzimi i Milan Radojiqit për sulmin terrorist në Banjskë

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Bajrami ka theksuar se Kosova mbetet e vendosur që procesi i dialogut të përmbyllet sa më shpejt me njohje reciproke mes dy vendeve, duke e konsideruar këtë si rrugë për integrimin e plotë të Kosovës dhe rajonit në Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu ka deklaruar se Kosova vazhdon të jetë konstruktive në dialog, ndërsa ka kërkuar shtim të presionit ndaj Serbisë për zbatimin e obligimeve të marra ndër vite, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si BE, Këshilli i Evropës, NATO dhe OKB.

Sa i përket procesit të mëtejmë, Bajrami ka insistuar në zbatimin e plotë dhe jo-selektiv të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, duke përfshirë respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës nga Serbia.

Ai ka theksuar gjithashtu se progresi në dialog do të varet edhe nga llogaridhënia për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke kërkuar dorëzimin e Milan Radojiqit dhe grupit të tij për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë

BE

Më shumë nga Lajme

  • 07:58Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 22:55Gruda: Do të ishte e pandershme që votimi i presidentit të kushtëzohet me ligjin për Specialen
  • 22:54Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
  • 22:35Tragjedi në afërsi të Bujanocit: Humbin jetën nëna dhe djali 2-vjeçar, disa të tjerë të lënduar
  • 22:27Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte