Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Balotazhi i PDK-së: Ku hyn favorite, ku ka gjasa reale dhe ku thuajse të pamundur?

GD
Gazeta Demos14 tetor 2025 në 19:22
Balotazhi i PDK-së: Ku hyn favorite, ku ka gjasa reale dhe ku thuajse të pamundur?

Partia Demokratike e Kosovës hyn në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale me një bilanc interesant: fitore masive në disa komunave bastione por njëkohësisht edhe humbje të paprecedentë pikërisht në bastonin e saj.

Rezultatet preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve na tregojnë një realitet elektoral kompleks për PDK-në.

Komunat e fituara Skënderaj – 83.45%: Fitore me dominim absolut të PDK-së në këtë komunë, që mbetet “fortesë” tradicionale e partisë.

Ferizaj –56.47%: Tjetër mandat me fitore bindëse për Aliun në një nga komunat më të rëndësishme në Kosovë.

Hani i Elezit – 50.94%: Fitore minimale, por e mjaftueshme për të shmangur balotazhin.

Ku hyn favorite? Në katër komuna, PDK hyn në balotazh me avantazh numerik dhe me shanse reale për ta mbyllur garën në favor të saj:

Prizren – Shaqir Totaj me 41.99 % përballë Artan Abrashit të Vetëvendosjes (29.80 %). Me një diferencë masive, Totaj hyn si favorit i dukshëm.

Vushtrri – Ferit Idrizi (45.56 %) ndaj Sylejman Mehollit të VV-së (30.63 %). PDK është në pozitë tejet të favorshme edhe në këtë komunë, falë performancës se Idrizit, i cili mbetet vetëm rreth 4 pikë të përqindjes larg fitores.

Mitrovicë e Jugut – Garë dramatike: Arian Tahiri me 47.89 %, përballë Faton Pecit (VV) me 47.80 %. Diferencë minimale, por PDK mban vrullin e raundit të parë.

Kaçanik – Sabedin Vishi (39.86 %) ndaj Jeton Rakës (37.86 %). Garë e ngushtë, ku terreni tradicionalisht i ndarë mund t’i japë epërsi të lehtë PDK-së. Në garë ‘të pamundur’ Në disa komuna, edhe pse PDK hyn në balotazh, diferencat e mëdha ose fragmentimi i votës e vendosin partinë në një pozitë më të brishtë:

Dragash – Shaban Shabani (28.38 %) ndaj Bexhet Xheladinit (LDK – 43.98 %). Garë interesante, ku Lidhja Demokratine doli nga 12 tetori me vetëm 4.8 pikë përqindje para PDK-së.

Klinë – Sokol Bashota (35.98 %) ndaj Zenun Elezajt (AAK – 48.04 %). Fitorja për PDK-në në këtë komune duket pothuajse e pamundur, me partinë e Haradinajt që pothuajse e siguroi fitoren që në ranundin e parë të zgjedhjeve.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 21:36Haziri në protestën në shesh: “Politikanë, mos e trashni turpin – veproni!”
  • 21:33“Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë” - protestuesja me mesazh në protestën për çlirimtarët
  • 21:31“Deklarohem i pafajshëm” - fjalët e fundit të krerëve të UÇK-së në Hagë kumbojnë në shesh
  • 21:00Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra
  • 20:58Tre të rinjtë shqiptarë humbën jetën në Greqi, dëshmia rrëqethëse e mikes së familjes: Çifti i ri sapo ishin martuar, prisnin fëmijën e parë