Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani po vazhdon takimet në kuadër të fushatës për balotazh.

Ai është mirëpritur nga banorët e Bresjës, të cilët i dhanë përkrahje të madhe.

“Vullnet dhe energji e papërshkrueshme! Banorët e Bresjës janë të vendosur për fitoren e së dielës”, tha ai.