Blerim Gjoci, fotografi i botës së egër, së fundi ka njoftuar se ka marrë pjesë në shpëtimin e një ariu në Jasiq të Junikut.
Gjoci njoftoi se ariu kishterënë në gjemba, me çrast u desh intervenimi i Shërbimit Policor të Junikut, i drejtorit e zyrtarëve të parkut, si dhe i disa qytetarëve të rastit.
"Në fshatin Jasiq,në Junik,pata fatin të jem pjesë e një ndërhyrjeje për shpëtimin e një ariu,i cili ishte ngatërruar në gjemba dhe nuk mund të lirohej vetë. Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët me Shërbimin Policor të Junikut, drejtorin e parkut,zyrtarët e parkut dhe qytetarët e përgjegjshëm që na njoftuan për rastin,arritëm të ndërhyjmë për ta liruar ariu", tha Gjoci.


