Kozeta Shagla banore e pallatit ku u vra dhe 20-vjeçari Joan Zhuko në Korçë, ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.
Shagla tregon se ndodhej në banesë së bashku me nënën e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë dhe doli nga banesa për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Ajo tregon se sapo doli ishte momenti kur pa dhe viktimën të shtrirë përtokë, shkruan Euronewsal
“Unë isha brenda në shtëpi. Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do të dilja të shikoja çfarë po bëhej, mos kishte rënë ndonjë njeri nga shkallët që ta ndihmoja. Ngjitem unë me vrap dhe shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas. Nuk e mblidhja dot veten fare.


