Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Barduani pret në takim komandantin britanik, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

GD
Gazeta Demos18 shtator 2025 në 21:15
Barduani pret në takim komandantin britanik, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Komandanti i misionit KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim komandantin e Brigadës së 7-të të ushtrisë britanike, Andrew Watson, në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të dy komandantët diskutuan dinamikën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë rajonal.

“Gjeneral Brigade Watson përgëzoi rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në nxitjen e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Gjenerali Barduani shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për angazhimin dhe profesionalizmin e personelit britanik dhe, në veçanti, mirënjohjen e tij të përzemërt për Gardën Skoceze, të vendosura në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër