Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Barduani pret të Dërguarën Speciale të Britanisë, folën për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 18:06
Barduani pret të Dërguarën Speciale të Britanisë, folën për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun

Komandanti i Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, priti në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sh.T. Dame Karen Pierce, e cila ishte shoqëruar nga Ambasadori britanik në Kosovë, Sh.T. Jonathan Hargreaves.

Bëhet e ditur se takimi u përqendrua kryesisht në “situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun e vazhdueshëm Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja”.

Në këtë kuadër, Gjeneral Major Barduani e rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjeneral Barduani theksoi rëndësinë e profesionalizmit të kontingjentit britanik dhe shprehu vlerësimin e tij për kontributin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it, si dhe për stabilitetin dhe paqen e rajonit.

Në anën tjetër, Sh.T. Dame Karen Pierce vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen e stabilitetit për të gjitha komunitetet e Kosovës. Ajo theksoi se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për misionin e KFOR-it do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 23:48Gani Geci ka shkuar vullnetarisht në polici, do t’u përgjigjet mediave pas intervistimit
  • 23:36Çitaku i reagon Gani Gecit: Askush nuk merr leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët në Hagë
  • 23:26Sadiku takon kongresmenin Self: Bëri pyetje të vështira, dëgjoi me vëmendje dhe tregoi interesim të vërtetë për Kosovën
  • 23:22Vdes ish-hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi
  • 23:01Europa, edhe një vit me gaz të shtrenjtë, rezervat në minimune historike