Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha i kërkon ta propozojnë ose jo Rashiqin, Simiq: Po silleni si po doni, ne s’e shkelim Kushtetutën, nënkryetari i takon Srpska’s

GD
Gazeta Demos10 tetor 2025 në 11:59
Basha i kërkon ta propozojnë ose jo Rashiqin, Simiq: Po silleni si po doni, ne s’e shkelim Kushtetutën, nënkryetari i takon Srpska’s

Deputeti Igor Simiq pas ezaurimit të të gjithë kandidatëve nga partia e tij për nënkryetar të Kuvendit ka thënë se nënkryetari serb i Kuvendit i takon atyre.

“Në bazë të Kushtetutës vetëm këta kandidatë kanë të drejtën, në bazë të Rregullorësh dhe aktgjykimit. E gjitha tjetër është shkelje,. Mos e bëni këtë diçka që është e qartë i takon Listës Srpska”.

“Po sillni siç doni, ne nuk do të bëjmë diçka që është në kundërshtim. Përsëri e propozojmë Sllavko Simiq, ne s’marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës dhe nuk na detyroni në këtë gjë”.

Kjo deklaratë e Simiqit erdhi pas kërkesës së kryeparlamentarit Dimal Basha që Lista Srpska ta propozojë deputetin e vetëm serb që mbeti pa u ezauruar, Nenad Rashiq, e që s’është nga kjo parti.

Por, Lista Srpska refuzoi ta bënte këtë.

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit ka thënë se propozimi për nënkryetarin serb i takon shumicës së komunitetit serb në Kuvend.

“Gjykata rikujton se bazuar në paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës dhe nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve) të Rregullores e Kuvendit rezulton se nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti Serb (i) zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, respektivisht 61 (gjashtëdhjetë e një) vota për; dhe propozimi (ii) bëhet me shkrim (iii) nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb”, thotë pika 127 e aktgjykimit, të cilin e përmendi Simiq.

Igor Simiq

Më shumë nga Lajme

  • 23:49“Nuk e ka ditë kush është”, Buzhala tregon si iu rekomandua Lumir Abdixhikut emri i Përparim Ramës
  • 23:49Moti nesër, temperaturat deri në 32°C
  • 23:42Shihemi në ‘Prishtina 2030’ – Lojërat Mesdhetare mbyllen me flamurin e Kosovës
  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike