Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Basha takohet me ambasadorin e Italisë: Kërkoi që të ndikojnë në largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

GD
Gazeta Demos7 tetor 2025 në 21:46
Basha takohet me ambasadorin e Italisë: Kërkoi që të ndikojnë në largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovës, Maurizio Antonini dhe zëvëendësambasadoren Chiara Castaldo.

Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka falënderuar për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës në çdo etapë të zhvillimit politik, institucional dhe ekonomik. Ai ka thënë se Italia ka qenë dhe mbetet partnere e çmuar në forcimin e institucioneve tona demokratike dhe në avancimin e integrimit tonë evropian.

“Në takim biseduam për relacionet e veçanta mes popujve dhe vendeve tona si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit reciprok, posaçërisht mes kuvendeve përkatëse. Po ashtu diskutuam për rrugën përpara drejt funksionalizimit të institucioneve, për forcimin e bashkëjetesës me komunitetet pakicë dhe nevojën e integrimit të plotë të tyre, për çfarë institucionet tona kanë ndërmarrë veprime konkrete”, ka thënë Basha.

Ai ka potencuar qëndrimin e Kosovës lidhur me masat e BE-së ndaj Kosovës, të cilat i ka quajtur të padrejta dhe ka kërkuar që edhe Italia ta luajë rolin e saj për largimin e tyre.

“Në fund të takimit ritheksova mirënjohjen e popullit dhe shtetit tonë për Italinë, vend aleat me të cilin ndajmë miqësi të thellë dhe vlera të përbashkëta për progres e për bashkëpunim në familjen evropiane, që është objektivë e qartë e jona”, ka shkruar Basha.

DIMAL BASHAKuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK
  • 22:53‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
  • 22:44Shoshi, Hoxhaj e Musliu në shesh çdo natë: Deri në lirimin e çlirimtarëve
  • 22:24Nipi i Fahri Fazliut në natën e 11-të të protestës: Kërkojmë drejtësi dhe dinjitet për çlirimtarët tanë