Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bashkëshortja e Kurtit bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 17:40
Bashkëshortja e Kurtit bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

Bashkëshortja e kryeministrit Kurti, Rita Augestad Knudsen, është promovuar në pozitën e profesoreshës kërkimore në Institutin Norvegjez të Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI).

NUPI ka njoftuar përmes një postimi se është veçanërisht krenar për promovimin e Knudsen, duke vlerësuar punën e saj kërkimore në fushën e sigurisë ndërkombëtare, politikës, ligjit dhe rrezikut.

Sipas NUPI-t, në aplikimin e saj për promovim, Knudsen e kishte organizuar punën kërkimore rreth tri shtyllave kryesore: lirisë në politikën dhe të drejtën ndërkombëtare, kundërterrorizmit, si dhe vlerësimit dhe ideve mbi rrezikun.

Komiteti ekspert që vlerësoi aplikimin e saj, sipas NUPI-t, ka arritur në mënyrë unanime në përfundimin se Knudsen është e kualifikuar për promovim në pozitën e profesoreshës kërkimore.

Edhe drejtori i NUPI-t, Kari Osland, ka vlerësuar punën e saj.

“Promovimi i Ritës është i merituar. Hulumtimi i saj mbi lirinë, kundërterrorizmin dhe rrezikun vendos një standard të lartë”, është shprehur Osland.

Ai ka veçuar gjithashtu punën e Knudsen gjatë dhjetë viteve të fundit në drejtimin e Consortium for Research on Terrorism and International Crime, duke theksuar se puna e saj ka ndihmuar që kërkimi shkencor të ketë ndikim edhe përtej institutit.

kërkimoreknudsenbashkëshortja

Të ngjashme

Gruaja e Albin Kurtit, Rita bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

Gruaja e Albin Kurtit, Rita bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez

14:31

Më shumë nga Lajme

  • 17:28Vdes ish-bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt
  • 17:22Kur pritet aktgjykimi ndaj Thaçit? Dhomat e Specializuara sqarojnë se më 14 shtator nisi afati 90-ditor
  • 17:12Para qëndrimit në Kosovë, Ursula von der Leyen nis vizitën në Tiranë
  • 17:10Pas vendimit të Gjykatës, Peci prish koalicionin me AKR-në në Mitrovicë
  • 17:0621 ditë vonesë, vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë në Kosovë më 21 tetor