Bashkësia Islame e Kosovës dhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, kanë uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen e saj në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Tërnava ka shprehur bindjen se Shiroka-Pula, me përvojën dhe përkushtimin e saj, do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet dhe do të kontribuojë në ruajtjen e unitetit dhe forcimin e institucioneve të vendit.
“Jam i bindur se, me përvojën dhe përkushtimin e saj, Presidentja Shiroka-Pula do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet, duke kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e unitetit e të bashkëpunimit institucional e politik, në forcimin e institucioneve dhe në përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tërnava.
Myftiu ka përgëzuar edhe subjektet politike për arritjen e marrëveshjes për zgjedhjen e presidentes, duke thënë se kjo i dha vendit stabilitet institucional.




