Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Gjeneral Majorin Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.
Me këtë rast Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

