Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Bastisen disa lokacione në Kamenicë: Bien në pranga tre persona, sekuestrohen para, armë e municion

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 14:31
Bastisen disa lokacione në Kamenicë: Bien në pranga tre persona, sekuestrohen para, armë e municion

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në komunën e Kamenicës gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Gjatë bastisjeve në disa lokacione të ndryshme janë sekuestruar para në vlerë prej 8,700 euro, një granatë dore, një revole TT me fishekë, mbi 340 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sprej piper si dhe një sasi e vogël substance narkotike.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale si “Detyrimi”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, A.K. (1988), A.K. (1986) dhe B.Th. (2000) dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohen tre persona të dyshuar në komunën e Kamenicës për disa vepra penale Gjilan, 01 tetor 2025 Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektorit Rajonal të Hetimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, pas një hetimi të gjatë dhe sigurimit të informatave nga terreni dhe në bazë të autorizimeve nga Prokuroria Themelore, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të ndryshme.

Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, ku njësitet policore, kanë kryer bastisje në disa lokacione në komunën e Kamenicës, të identifikuara paraprakisht përmes punës operative hetimore policore ndaj një grupi të personave më dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprat penale si; ‘’Detyrimi’’, ‘’Posedim i substancave narkotike’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Gjatë kontrollit shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar;

– Para në vlerë 8700 Euro – 1 (një) Granatë dore – 1 (një) Revole TT me një karikator me shtatë fishek cal.7.62 mm – 145 (njëqindedyzetepesë) fishek cal.7.62 mm – 1 (një) karikator – 201 (dyqindenjë) fishek të cal.7.62×39 mm – 1 (një) sprej piper – 1 (një) gëzhoj 7.62×39 mm – 1 (një) cigare e mbushur me substancë të dyshuar Mrijuan me peshë 1.1 gr.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovar A.K. (viti i lindjes 1988), A.K. (viti i lindjes 1986), dhe B.Th. (viti i lindjes 2000), , të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shqipëria miraton projektbuxhetin për vitin 2027 pas 14 orësh diskutime në Kuvend
  • 23:40Erë e fortë në Prishtinë, gjësendet shpërndahen nëpër rrugë
  • 23:21KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj, si masë preventive ndaj erës
  • 22:56Ramadani: Buxheti 2027 nuk e çon sektorin e sigurisë në një nivel tjetër, mungojnë investimet për FSK-në
  • 22:55Haziri mirëpret dakordimin Kurti–Çitaku për ligjin e ri për Specialen