Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.