Bashkimi Evropian ka kërkuar drejtësi me rastin e 13-vjetorit të vrasjes së doganierit lituanez të Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), Audrius Senavicius, në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, në rrethinën e Zveçanit.
“E ripërsëris edhe njëherë apelin e EULEX-it: nëse dikush ka informacione që mund të ndihmojnë hetimet e Policisë së Kosovës, ju lutem të dilni dhe t’i ndani ato. Le ta kujtojmë Senaviciusin dhe sakrificën e tij”, ka shkruar shefi i EULEX-it, BE-ja kërkon drejtësi për vrasjen e policit të EULEX-itBE-ja kërkon drejtësi për vrasjen e policit të EULEX-it Antero Lopes.
EULEX-i kishte vendosur një shpërblim prej 82 mijë eurosh për çdo informacion që mund të ndihmonte në identifikimin, arrestimin dhe ndëshkimin e autorit apo autorëve të vrasjes së zyrtarit lituanez të EULEX-it më 19 shtator 2013.


