“Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar gati 1 mijë e 600 lista të reja sanksionesh që synojnë kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë”, tha të hënën shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.

“Më shumë se gjysma janë të lidhura me zinxhirin e prodhimit për raketat balistike”, tha ajo në një postim në X.

Ministrat ratifikuan një marrëveshje që ishte arritur nga të dërguarit e Bashkimit Evropian të mërkurën e kaluar.