Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

BE reagon sërish: Gjykata Speciale po vendo drejtësi, bazuar në parimin dhe përgjegjësitë individuale penale

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 15:19
BE reagon sërish: Gjykata Speciale po vendo drejtësi, bazuar në parimin dhe përgjegjësitë individuale penale

Bashkimi Evropian ka deklaruar se ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Në deklaratën me shkrim të lëshuar lidhur me ndryshimet e këtij ligji, Bashkimi Evropian i bën thirrje Kosovës që t’i përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë, raporton rtk. Sipas BE-së, mbrojtja dhe siguria e dëshmitarëve duhet të garantohen.

Reagimi i sotëm me shkrim vjen një ditë pasi BE-ja shprehu shqetësim të thellë për votimin në Kuvend.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian shpjegoi gjithashtu pse nuk reagoi as kur u paralajmërua se ligji mund të ndryshohej, as pas leximit të parë.

“Ju e dini se ne, si çështje parimi, gjë që mendoj se është shumë logjike, komentojmë vetëm vendimet përfundimtare dhe ligjet që miratohen përfundimisht, jo projektet apo tekstet që janë të njohura ose që janë në leximin e parë apo të dytë. Prandaj, sigurisht, ne reaguam pasi pati një vendim përfundimtar nga Kosova”,  tha Christian Wigand, zëdhënës i BE-së.

BE-ja përsërit se ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion i pavarur gjyqësor dhe insiston se mandati i tyre aktual dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës po vendosin drejtësi, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale penale”, theksojnë nga Brukseli.

drejtësikosovësspecializuara

Të ngjashme

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

50 shtetas të Kosovës u dëbuan nga Zvicra gjatë vitit 2025

16:13
BE-ja reagon ndaj miratimit të Ligjit për Specialen: Është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës

BE-ja reagon ndaj miratimit të Ligjit për Specialen: Është në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës

16:06
Ambasada Gjermane shprehet e shqetësuar nga ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

Ambasada Gjermane shprehet e shqetësuar nga ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

18:49
Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

Kosova dhe shtatë presidentët e saj, nga Rugova te Shiroka Pula

16:01

Më shumë nga Lajme

  • 16:17Pas 28 vitesh jetë në Kroaci, legjenda e futbollit kthehet për të jetuar në Kosovë
  • 16:08A pati bastisje në Ministrinë e Arsimit, flasin nga ky institucion
  • 15:57Qeveria mban mbledhje, merr një vendim!
  • 15:53Komandanti i FSK-së pret pjesëtarët që përfaqësuan FSK-në në garën “Ushtari më i mirë” në Ajova
  • 15:36Nëna Stanë mes mirënjohjes dhe harresës