Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, koha për bashkim dhe punë për qytetarët

GD
Gazeta Demos11 dhjetor 2025 në 10:24
Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, koha për bashkim dhe punë për qytetarët

Në një video të publikuar sot, kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka adresuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale në vend, duke theksuar se Kosova po përjeton lodhjen e pesë viteve të vështira me rritje çmimesh, stagnim të pagave dhe dëshpërim te të rinjtë që po largohen.

Hamza tha se qytetarët janë ngarkuar nga një qeveri që ka dështuar të mbajë premtimet dhe ka zgjedhur përçarjen në vend të bashkimit. Sipas tij, Kosovës i ka munguar një qeveri që punon për qytetarët dhe një lidership që dëgjon dhe sjell rezultate.

“Familjet po punojnë shumë, por prapë mezi po e mbushin tryezën. Të rinjtë po ëndërrojnë një të ardhme që nuk po e gjejnë këtu. Kjo ka ndodhur sepse kemi një qeveri që ka sjellë jostabilitet dhe premtime të pambajtura,” tha Hamza në videomesazh.

Ai theksoi se është i gatshëm të sjellë “atë që mungon”: rritje pagash, përmirësim të mirëqenies dhe tejkalim të përçarjeve.

“Ne nuk krijojmë kriza, por krijojmë mundësi për një jetë më të mirë për të gjithë,” u shpreh ai, duke shtuar se Kosova është lodhur, por jo thyer.

Videon e mbylli me thirrjen për një drejtim të ri për vendin: “Ka ardhur koha ta nisim kapitullin e ri. Bashkë. Përpara.”

bedri hamza

Më shumë nga Lajme

  • 14:56Përfshihen nga flakët malet afër Ujmanit
  • 14:47Haxhiu shpreh ngushëllime për policin Altin Kryeziu, bën thirrje për kujdes në komunikacion
  • 14:28Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas
  • 14:27“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
  • 14:13Shqiptari qëllon për vdekje të dashurën dhe më pas veten në Athinë