Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, vetëm bashkë fitojmë dhe ecim përpara

GD
Gazeta Demos21 dhjetor 2025 në 13:30
Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, vetëm bashkë fitojmë dhe ecim përpara

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh të ri në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke vendosur në qendër thirrjen për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike.

Në mesazhin e tij, Hamza thekson se qytetarët janë lodhur nga krizat e vazhdueshme dhe ndarjet që, sipas tij, kanë dëmtuar shoqërinë dhe shtetin. “A nuk jeni lodhur ende nga përçarjet dhe krizat? Unë po! Sepse kur jemi të ndarë, humbim të gjithë. Humb qytetari. Humb shteti. Humb Kosova,” deklaron Hamza në video.

Ai nënvizon se nuk beson në një politikë që përçan, por në një qasje bashkuese që e forcon vendin dhe qytetarët. “Unë nuk besoj në politikë që përçan. Unë besoj në bashkim. Sepse vetëm bashkë jemi më të fortë. Vetëm bashkë fitojmë,” shprehet kandidati për Kryeministër.

Në përmbyllje të mesazhit, Hamza u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen vizionit të tij për një Kosovë më të qëndrueshme dhe më të zhvilluar. “Ju ftoj të më bashkoheni për ta çuar Kosovën përpara.”

Videoja është pjesë e serisë së mesazheve elektorale që PDK po publikon gjatë fushatës, me fokus në bashkim, stabilitet dhe një drejtim të ri për Kosovën përpara zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

bedri hamzaPDK

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit
  • 14:56Përfshihen nga flakët malet afër Ujmanit
  • 14:47Haxhiu shpreh ngushëllime për policin Altin Kryeziu, bën thirrje për kujdes në komunikacion
  • 14:28Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas
  • 14:27“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?