Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bedri Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un: thekson vlerat e solidaritetit, respektit dhe harmonisë në shoqëri

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 21:19
Bedri Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un: thekson vlerat e solidaritetit, respektit dhe harmonisë në shoqëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, shtroi sot iftarin tradicional për Bashkësinë Islame të Kosovës, të kryesuar nga Kryemyftiu Naim Tërnava. Në këtë iftar morën pjesë përfaqësues të lartë të Bashkësisë Islame, si dhe drejtues dhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, Kryetari Hamza shprehu mirënjohjen për rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur ndër vite në ruajtjen e vlerave shpirtërore, solidaritetit dhe harmonisë në shoqërinë tonë.

Ai theksoi se muaji i Ramazanit është një kohë reflektimi, bashkimi dhe solidariteti, duke nënvizuar se këto vlera janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kryetari Hamza gjithashtu falënderoi Kryemyftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre të vazhdueshëm në promovimin e tolerancës fetare dhe në ruajtjen e harmonisë ndërfetare, vlera këto që e kanë karakterizuar gjithmonë shoqërinë kosovare.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij