Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Behrami kritikon Kurtin pas vdekjes së punëtorit në KEK: E krahasoi me reagimin e Thaçit më 2014

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 17:31
Behrami kritikon Kurtin pas vdekjes së punëtorit në KEK: E krahasoi me reagimin e Thaçit më 2014

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas vdekjes së punëtorit të katërt brenda këtij viti në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke e akuzuar atë për mungesë empatie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Behrami bëri një krahasim me ngjarjen e vitit 2014, kur pas një shpërthimi me dy viktima në KEK, ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte shkuar menjëherë në vendngjarje, kishte anuluar fushatën zgjedhore dhe u kishte shprehur ngushëllime familjeve.

Sipas Behramit, në rastin e fundit Kurti nuk e ka vizituar vendin e ngjarjes, nuk i ka takuar familjarët e të ndjerit dhe nuk ka bërë asnjë reagim publik.

“Të vdekurit që nuk mund t’i kapitalizojë në fushatë, Albin Kurti as që i numëron. Ky është dallimi ndërmjet një burrështetasi dhe një populisti”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

Postimi i tij i plotë:

Në vitin 2014, pas vdekjes së dy punëtorëve në një shpërthim në KEK, ish-kryeministri Hashim Thaçi shkoi në vendin e ngjarjes, brenda pak minutash, madje para menaxhmentit të KEK-ut.

Edhe pse iu kërkua të largohej për shkak të rrezikut nga një shpërthim tjetër, ai refuzoi.

Po atë ditë, në emër të Qeverisë së Kosovës, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Meqë ishte kohë fushate, Thaçi anuloi fushatën e ditës së nesërme, në shenjë respekti për viktimat.

Ndërsa, pas vdekjes së punëtorit të katërt të KEK-ut, Albin Kurti nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes në KEK e as për të vizituar familjet.

Nuk ka reaguar as në Media Sociale.

Zero empati për punëtorët e KEK-ut.

Të vdekurit që nuk mund t’i kapitalizojë në fushatë, Albin Kurti as që i numëron!

Ky është dallimi ndërmjet një burrështetasi dhe një populisti.

vdekjesbehramipunëtorit

Të ngjashme

Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person

Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person

21:11

Më shumë nga Lajme

  • 18:214 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 18:20Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte
  • 18:10"Bindjet politike duhet të lihen anash kur në pyetje është katërshja e UÇK-së"
  • 18:00Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik te hyrja e Qeverisë
  • 17:57"Për shkak të rrethanave të paparashikuara" - dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas