Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, për t’iu ikur implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, prodhon kriza.

“Qytetarët janë të bindur që Kurti me 51% nuk është i interesuar të qeverisë dhe ka qeverisur dhe ka qenë nga fillimi i interesuar për të shkuar në zgjedhje, sepse kam thënë frika e tij është jetësimi dhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën ai është i bindur se është marrëveshja më e keqe në historinë e Republikës së Kosovës dhe për t’i ikur implementimit të saj, trysnisë ndërkombëtare, trysnisë amerikane, ai do të mundohet të krijojë kriza, të mirëmbajë kriza, sërish të shkojë në zgjedhje.”, tha ai. /21Media