Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Behrami – Rrustemit: Gëzohem kur shoh kuadro të PDK-së që po faktorizohen brenda Vetëvendosjes

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 10:55
Behrami – Rrustemit: Gëzohem kur shoh kuadro të PDK-së që po faktorizohen brenda Vetëvendosjes

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, lidhur me gjykimin në mungesë për krimet e luftës dhe gjetjen e trupave të personave të zhdukur në veri të vendit.

Behrami e ka falënderuar fillimisht Rrustemin për korrigjimin e koleges së tij partiake, Arbëresha Kryeziu Hyseni, e cila kishte deklaruar se gjykimi në mungesë për krimet e luftës ishte mundësuar nga Vetëvendosje në vitin 2021.

“Ajo tha se gjykimi në mungesë për krimet e luftës u mundësua nga Vetëvendosje në vitin 2021. Ti vetë pranove se bazat ishin vendosur në vitin 2018. Pra, një gënjeshtër më pak!”, ka shkruar Behrami.

Megjithatë, ai e ka akuzuar Rrustemin se më pas ka bërë, sipas tij, një tjetër deklaratë të pavërtetë, duke pretenduar se Vetëvendosje kishte mundësuar gjetjen e trupave në veri.

“Jo, Adnan. Trupat i gjetën policët e Kosovës”, ka deklaruar Behrami, duke përmendur edhe agjentët e AKI-së, prokurorët dhe institucionet e drejtësisë si aktorë të punës për gjetjen dhe identifikimin e trupave.

Behrami e ka kritikuar Vetëvendosjen për, siç thotë ai, përvetësimin politik të rezultateve të institucioneve që ekzistonin edhe para ardhjes së saj në pushtet.

“Ju nuk i keni krijuar këto kuadro. Ju i keni trashëguar institucionet që dikur i shanit dhe i sulmonit. Dhe tani, pasi rezultatet po vijnë, po përpiqeni t’ia vendosni flamurin e Vetëvendosjes mbi punën e tyre”, ka shkruar ai.

Behrami e ka ironizuar Rrustemin me një koment për kuadrot e PDK-së që, sipas tij, po marrin rol gjithnjë e më të rëndësishëm brenda Vetëvendosjes.

“Por një gjë më gëzon. Kur shoh gjithnjë e më shumë kuadro të PDK-së që po faktorizohen brenda Vetëvendosjes ”, ka shtuar Behrami.

behramivetëvendosjeskuadro

Të ngjashme

“16 shtatori, datë historike”, Behrami: Mundet me ndërru gjithçka

“16 shtatori, datë historike”, Behrami: Mundet me ndërru gjithçka

19:52
Behrami: Policia e okupuar nga Sfeçla s’po lejon të parkohemi te Kuvendi

Behrami: Policia e okupuar nga Sfeçla s’po lejon të parkohemi te Kuvendi

11:42

Më shumë nga Lajme

  • 20:26Seanca e neserme, AAK paralajmëron dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese
  • 20:24Pak ditë nga vendimi, vjen reagimi i Endritit
  • 20:24Peci deklarohet pas takimit me numrin dy të KFOR’it: Angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit
  • 20:19Qentë endacakë në QKUK, të mërkurën do të vendosen 70 pajisje ultrasonike
  • 20:08“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Podujevë