Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Behrami: Xhipat e zi e të blinduar në të cilët ulet Kurti, veç një kushton 540 mijë euro

GD
Gazeta Demos6 prill 2026 në 19:13
Behrami: Xhipat e zi e të blinduar në të cilët ulet Kurti, veç një kushton 540 mijë euro

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka ngritur pretendime lidhur me një blerje të fundit të automjeteve të blinduara nga Policia e Kosovës.

Siç tha ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, janë blerë shtatë xhipa të tillë, ku secili prej tyre arrin vlerën rreth 540 mijë euro.

Sipas Behramit, disa nga këto automjete janë në shërbim të institucioneve qeveritare, duke thënë se kryeministrin Albin Kurti, tha se ky i fundit e kalon një pjesë të madhe të kohës në automjete të tilla të shtrenjta dhe të blinduara.

“Policia e Kosovës, sipas informacioneve që unë kam e ka bërë blerjen e shtatë xhipave të blinduar, secili kushton nga 540 mijë euro dhe nuk është bërë me një operator në Kosovë, sepse po të ishte bërë me një operator në Kosovë, bile kish përfitu ndonjë firmë diçka këtu në Kosovë. E kanë bërë me një përfaqësues në Bullgari. Pra, Albin Kurti njeriu që jeton kinse me qira, çdo ditë, 80 për qind të kohës e kalon në xhip, 540 mijë euro, të blinduar. Nuk e di prej kujt po tutet ai”.

“Disa janë në shërbim të Qeverisë, sepse tani edhe argumenti i tyre do të jetë që nuk janë tonat, nuk i ka blerë Qeveria, por i ka blerë Policia për nevojat e veta. Ata xhipat e zi që ai është i ulur janë xhipa që kanë kushtuar 540 mijë euro”, tha Behrami.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:03Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta
  • 15:32Nexhmedin Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president
  • 15:32Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit
  • 15:30Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat e ADN-së
  • 15:30Rreth 14,000 të vdekur për shkak të nxehtësisë në Gjermani