Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bekim Haxhi merr mbështetje të madhe nga veteranët në Kuçicë: Kur veteranët mobilizohen, nuk ka pushtet që nuk rrëzohet

GD
Gazeta Demos30 maj 2026 në 17:58
Bekim Haxhi merr mbështetje të madhe nga veteranët në Kuçicë: Kur veteranët mobilizohen, nuk ka pushtet që nuk rrëzohet

Kandidati i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili garon me numrin 109 për deputet, së bashku me udhëheqësit e luftës çlirimtare, Fatmir Limaj dhe Sami Lushtaku, u takuan me veteranët e UÇK-së në Kuçicë.

Në këtë takim, Limaj gjeti rastin t’ia dhurojë emblemen “LIRA KA EMËR”, për të cilën Haxhiu u shpreh shumë krenar.

“Kur veteranët mobilizohen, nuk ka pushtet që nuk rrëzohet! Emblema “LIRIA KA EMËR”, të cilën ma dhuroi Fatmir Limaj, është shumë e veçantë për mua dhe për çdo luftëtar të UÇK-së. Ajo simbolizon guximin, sakrificën, qëndresën dhe idealin për të cilin luftuam”, tha ai.

Haxhiu gjithashtu e përshkuajti takimin të mbushur me emocione, kujtime, krenari dhe mobilizim për ta sjellë ndryshimin më 7 qershor.

“Bashkë me bashkëluftëtarët rikthyem në kujtesë ditët kur i thamë JO robërisë dhe STOP Serbisë. Me sakrificë, guxim dhe vendosmëri, e zëvendësuam epokën e robërisë me epokën e lirisë dhe të pavarësisë.

Sot na bashkon një mision i ri: t’i themi STOP krizës, ta ndalim degradimin e shtetit dhe ta sjellim ndryshimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë.

Me veteranët, me qytetarët dhe me të gjithë ata që besojnë në vlerat për të cilat u sakrifikua shumë, do të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar”, tha Haxhiu.

Bekim Haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
  • 12:46Publikohet fotografia e Fehmi Salit me Daçiqin - spiuni nga Dragashi u arrestua sot në Merdare