Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bekim Haxhiu kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

GD
Gazeta Demos19 qershor 2026 në 18:48
Bekim Haxhiu kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së

Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Haxhiu tha se kërkesa e tij nuk bazohet në pakënaqësi me rezultatin zgjedhor, por në gjetjet e evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas tij, rinumërimi i 185 vendvotimeve, që përfshijnë rreth 3.52 për qind të votave të PDK-së, ka dëshmuar se në numërimin fillestar ka pasur gabime. Ai tha se nga ky proces i janë shtuar gjashtë vota që nuk ishin regjistruar më parë.

“Kur diferenca ndërmjet kandidatëve është vetëm 102 vota, çdo votë ka rëndësi dhe çdo pasaktësi mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar”, ka deklaruar Haxhiu.

Ai ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në procesin e deritanishëm të rinumërimit, duke vlerësuar se vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka marrë mbështetjen e qytetarëve.

Për këto arsye, Haxhiu ka bërë të ditur se ka kërkuar ndërhyrjen e PZAP-it për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe mbrojtjen e çdo vote.

Më shumë nga Lajme

  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë
  • 22:22Xhavit Haliti lexon letrën e Ahmet Krasniqit dërguar Shtabit Qendror të UÇK-së, rrëfen takimin me ndërmjetësim të Adem Demaçit në Oslo
  • 22:09Xhavit Haliti shfaq për herë të parë letrën e Bekim Berishës "Abeja" dy muaj para rënies heroike
  • 22:00Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht