Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bekim Jashari: Gjykata Speciale nuk mund të dënojë UÇK-në, ajo është vetë populli

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 19:33
Bekim Jashari: Gjykata Speciale nuk mund të dënojë UÇK-në, ajo është vetë populli

Bekim Jashari ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të Prokurorisë së Gjykatës Speciale lidhur me luftën çlirimtare të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të rrezikshme dhe vazhdimësi të propagandës serbe që, sipas tij, ka depërtuar fatkeqësisht edhe në këtë gjykatë.

Ai ka theksuar se çdo vendim i drejtësisë duhet të mbështetet në fakte, ndërsa faktet dhe argumentet historike janë qartazi në anën e popullit të Kosovës që kërkoi liri dhe krijoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Jasharit, UÇK-ja gëzoi mbështetje ndërkombëtare dhe, në bashkëpunim me NATO-n, solli lirinë dhe paqen në Kosovë.

I plotë:

Me shqetësim të madh po ndjek pretendimet e rrezikshme të Prokurorisë së Gjykatës Speciale rreth luftës sonë çlirimtare.

Të gjitha këto akuza janë vazhdimësi e gjithë propagandës serbe, e cila fatkeqësisht ka arritur të depërtojë me lehtësi edhe në këtë gjykatë.

Vendimet e kësaj gjykate duhet të jenë të mbështetura në fakte, e faktet dhe argumentet janë në anën e popullit që kërkoi liri dhe krijoi UÇK-në, e cila fitoi mbështetjen ndërkombëtare të miqve tanë dhe, bashkë me NATO-n, sollën lirinë tonë.

Për këtë luftë të drejtë, që respektoi ligjet ndërkombëtare të luftës, dëshmoi edhe bota demokratike me fakte se UÇK-ja është e pastër si loti dhe aleati kryesor i NATO-s për të instaluar paqen në Ballkan. Kjo është prova se Kosova nuk ishte agresori.

Në Kosovë kishte vetëm një palë që kishte bërë krime, madje makabre, ajo është Serbia, kriminelët e së cilës shëtisin të lirë, ani pse kanë vrarë më shumë se 10.000 shqiptarë, mbi 100 masakra janë kryer ndaj civilëve, përfshirë fëmijë dhe pleq, rreth 1 milion njerëz janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, mbi 20.000 gra e vajza kanë përjetuar dhunë seksuale, vetëm pse ishin shqiptarë dhe vetëm pse nuk duronin më të jetonin në robëri.

Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që viktima të barazohet me agresorin.

Andaj kjo gjykatë nuk mund të dënojë askënd në emër të këtij populli, sepse ky popull e krijoi UÇK-në, UÇK-ja është vetë populli .

Bekim Jashari

Më shumë nga Lajme

  • 17:57Pas tri ditësh në kërkim, policia arreston 25-vjeçarin e dyshuar për grabitje në Prishtinë
  • 17:42Një muaj paraburgim ndaj personit që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt
  • 17:39Publikohet fotografia e oficerit të BIA-s, Zelimir Matoviq, rekrutuesit të Fehim Sali
  • 17:31Flakët përfshijnë bregdetin e Kroacisë, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra të plagosur
  • 17:09Zjarri detyron qindra turistë të evakuohen përmes detit në Greqi, flakët përfshijnë Evropën