Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 22:36
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime

Në media është raportuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, të jetë kandidat për president të Kosovës.

Deri më tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga Sejdiu, Kurti apo Abdixhiku për këto raportime, ndërsa as LVV-ja dhe LDK-ja nuk kanë konfirmuar një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, emri i Sejdiut ka nxitur reagime të analistëve dhe figurave publike, të cilët kanë vlerësuar profilin e tij, por edhe kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën se si mund të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, e ka vlerësuar lart figurën e Sejdiut, duke theksuar përvojën e tij në drejtësi, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.

Peci ka përmendur faktin se Sejdiu ka qenë profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ambasador dhe udhëheqës misioni në Ankara e Nju Jork, si dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Pecit, kjo përvojë përfshin dy prej fushave kryesore të përgjegjësisë presidenciale – politikën e jashtme dhe rendin kushtetues.

Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim

Ai ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet se Sejdiu është figurë e njëanshme apo partiake, duke përmendur se kur ishte zgjedhur gjyqtar i Kushtetueses, vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes kishte votuar kundër tij.

"1. Kur është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, vetëm Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka votuar kundër tij.

2. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti është marre me nëntë vota, ndërsa i njëjti standard kushtetues me pas ia pamundësoi Albin Kurtit kandidimin për deputet në zgjedhje", ka shtuar Peci.

Edhe ish-deputeti Ilir Deda e ka vlerësuar pozitivisht figurën e Bekim Sejdiut. Ai ka thënë se Sejdiu do t’i bënte nder Kosovës nëse do të zgjidhej president.

Deda e ka përshkruar atë si një figurë me integritet të lartë intelektual, njohës të politikës së jashtme dhe interesave të Kosovës, si dhe mbrojtës të Kushtetutës.

Ai ka shprehur shpresën që emri i Sejdiut të mos përdoret për “lojëra partiake”, por të jetë pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare mes LVV-së dhe LDK-së.

"Kosovës i duhet një president i aftë që ta ushtrojë me nder këtë rol, dhe sinqerisht shpresoj që emri i Bekimit nuk është duke u keqpërdorur në lojëra partiake, por është zgjidhja përfundimtare e negociatave të LVV dhe LDK", ka shkruar Deda.

Në anën tjetër, analisti Shenoll Muharremi ka ngritur dyshime se propozimi i Sejdiut mund të jetë pjesë e një skenari politik të Kurtit ndaj LDK-së.

Sipas Muharremit, nëse kandidatura e Sejdiut nuk arrin të sigurojë konsensusin e nevojshëm brenda LDK-së, përgjegjësia për dështimin mund t'i mbetet kësaj partie.

“Kur në fund të dështojë marrëveshja, narrativa veç është gati: ne e propozuam kandidatin, por LDK-ja nuk i siguroi votat”, ka shkruar Muharremi, duke paralajmëruar se dështimi i procesit mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Ndërsa juristi dhe ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së Sejdiut në një proces politik që, sipas tij, mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Demhasaj ka thënë se është e vështirë të besohet se një jurist me përvojën e Sejdiut do të pranonte kandidaturën në një proces ku, sipas tij, janë shkelur afatet dhe procedurat kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën

Megjithatë, ai ka vlerësuar se, sa i përket përgatitjes profesionale, përvojës dhe kredibilitetit, Sejdiu është figurë që mund ta përfaqësonte me dinjitet institucionin e presidentit.

“Presidenti duhet të jetë garant i funksionimit kushtetues të institucioneve, jo produkt i një kompromisi politik që vetë mund të vihet në dyshim nga Kushtetuta”, ka shkruar Demhasaj.

sejdiubekimpresident

Më shumë nga Lajme

  • 17:23Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se e ndaluan dhe e udhëzuan një qytetare drejt Çagllavicës për veprime seksuale
  • 17:18‘‘Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje
  • 17:15Krasniqi: Pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, mund të jetë Faton Peci, mbrëmë dhashë dëshmi…
  • 16:48​Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj
  • 16:38Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj