Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, duhet të respektojë, sipas tij, traditën e LDK-së dhe të marrë përgjegjësi për rezultatet e dobëta zgjedhore.
Beqiri ka thënë se në LDK ekziston një rregull i pashkruar që drejtuesit të cilët nuk arrijnë rezultate të mira në zgjedhje duhet t’ia lëshojnë rrugën një drejtuesi tjetër.
“Kjo LDK ka krijuar një rregull: kush i humb zgjedhjet ose nuk arrin rezultat të mirë, duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit”, ka deklaruar Beqiri në “RTV21”.
