Gazetari Berat Buzhala ka dalë me një postim për një personin që sipas tij, dyshohet se qëndron pas profilit të njohur në rrjetet sociale “Lule Gjeli”.
Buzhala njofton se ësht kontaktuar nga disa persona, të cilët sipas tij pretendojnë se e kanë takuar personin në fjalë.
Sipas thotë Buzhala, të njëjtit thonë se ai i është prezantuar si agjent i CIA-s dhe aktualisht ndodhet në Kosovë kryesisht në zonën e Pejtonit në Prishtinë.
“Me kane shkru disa persona qe e kane taku “Lulen”. Personat qe i ka taku u ka thene qe eshte agjent i CIA. Me thane qe edhe per momentin eshte ne Kosove. Dikund kah Pejtoni”, tha ai.
Po ashtu, sipas pretendimeve të publikuara nga Buzhala, i njëjti person nuk menaxhon vetëm profilin “Lule Gjeli”, por edhe disa llogari të tjera të rreme në rrjetet sociale, me emra grash. Ai shton se personi në fjalë dyshohet se ka shoqëri me individë nga Peja dhe nga veriu i Kosovës.
“Gjithashtu me thane qe ky nuk e ka vec llogarine e Lule Gjelit, por edhe disa llogari te tjera falso, me emra te grave. Ky koka shoqeri me disa persona nga Peja, por edhe ne veri te vendit”, tha ai.
