Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, ndalohet “dëshmitari” nga Zupçi

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 10:37
Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Një burri nga fshati Zupç i komunës së Zubin Potokut i është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, të martën, pasi dyshohet për deklarim të rremë gjatë një hetimi për krime lufte.

D.V. sipas avokatit të tij, Milosh Deleviq, ishte ndaluar më herët gjatë ditës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak dhe ishte dërguar për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit në hetimin që Prokuroria Speciale e Kosovës po zhvillon për krime lufte në Zubin Potok.

“Ai u dërgua në Bërnjak për të dhënë dëshminë si dëshmitar në hetimin për krime lufte. Më pas, prokurori vendosi të nisë procedurë ndaj tij nën dyshimin për dhënie të deklarimit të rremë, për çka iu caktua ndalimi policor deri në 48 orë”, ka deklaruar avokati për mediumin lokal Zubin Potok INFO.

Sipas Deleviqit, D.V. ishte ndaluar rreth orës 13:00 në pikëkalimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën rreth orës 14:30, është arrestuar, në Mitrovicën e Veriut, një i dyshuar (mashkull kosovar0, pasi që kishte deklaruar rrejshëm gjatë intervistimit nga njësia policore. Një njoftimin për këtë rast thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, por nuk potencohet se bëhet fjalë për personin me inicialet D.V.

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetime për krime lufte në komunën e Zubin Potokut, ku po kryhen gërmime në disa lokacione, për të cilat autoritetet dyshojnë se mund të ketë mbetje mortore të shqiptarëve, kryesisht nga rajoni i Mitrovicës, të cilët rezultojnë të zhdukur që nga lufta e vitit 1999.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar tre persona në Zubin Potok, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. /KosovaPress

zubinpotokdeklarim

Të ngjashme

Policia bastis disa lokacione në Zubin Potok, dyshimi për armëmbajtje pa leje

Policia bastis disa lokacione në Zubin Potok, dyshimi për armëmbajtje pa leje

13:13

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike