Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bie borë në Kukës të Shqipërisë, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

GD
Gazeta Demos21 prill 2026 në 18:26
Bie borë në Kukës të Shqipërisë, temperaturat pësojnë ulje të shpejtë

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit.

Pamjet nga këto zona tregojnë një rikthim të papritur të dimrit, ku trashësia e borës në disa vende ka arritur disa centimetra.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet vendore, deri në këto momente nuk raportohen problematika apo vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Rrugët kryesore mbeten të kalueshme, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se reshjet vijojnë me intensitet më të lartë, raporton TopChannel, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, reshjet e borës në këtë periudhë konsiderohen të pazakonta, pasi ndodhemi në mes të stinës së pranverës. Aktualisht, shumë pemë frutore ndodhen në fazën e lulëzimit, çka i bën ato të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave të mundshme.

Ekspertët e bujqësisë paralajmërojnë se një ulje e mëtejshme e temperaturave mund të ndikojë negativisht në prodhimin e këtij sezoni.

Nga ana tjetër, fermerët në zonë kanë nisur edhe mbjelljen e kulturave bujqësore, përfshirë pataten.

Sipas specialistëve, deri në këto momente nuk raportohen dëme të konsiderueshme në këtë kulturë, por situata mbetet për t’u monitoruar në vazhdimësi, pasi kushtet atmosferike mund të ndikojnë në zhvillimin normal të bimëve.

KUKES

Më shumë nga Lajme

  • 11:34Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta
  • 11:33Komisioni për Legjislacion ngarkohet për ta trajtuar Ligjin për Specialen
  • 11:03Merz uron Kurtin: Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike
  • 11:02Dënimi maksimal 15 vjet, vuajtja e burgut në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga Presidenti i Kosovës- detaje nga Projektligji për Specialen
  • 10:35Ramadani kërkon seancë urgjente për Ligjin e Speciales: Thirreni sot, çka po prisni?