Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 21:12
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se sot është raportuar një aksident orteku në Brezovicë, në një zonë jashtë shtegut të rregulluar.

Sipas ShKShMK, orteku është iniciuar nga disa skitarë, por fatmirësisht personat e përfshirë kanë shpëtuar pa lëndime.

“Teknikët e Kërkim-Shpëtimit Malor të ShKShMK, më datë 18.01.2026, gjatë kontrollimit të shtresave të borës, kanë evidentuar dy shtresa problematike në zonën e Brezovicës. Nga këto, më shqetësuesja është shtresa bazë mbi vegjetacion (Ground-based Persistent Ëeak Layer – Depth Hoar)”, thuhet në njoftim

Si pasojë e reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta nga juglindja, janë krijuar akumulime të shtresave të konsoliduara të borës, duke rritur peshën dhe presionin mbi këto shtresa të dobëta. Bazuar në vlerësimin aktual, kombinimi i këtyre faktorëve ka krijuar kushte të pafavorshme dhe rrezik të shtuar për ortekë.

ShKShMK apelon për kujdes maksimal gjatë skijimit dhe aktiviteteve bjeshkatare, veçanërisht në faqet veriore, pa përjashtuar rrezikun edhe në orientime dhe pozita të tjera gjeografike

Shkk

Më shumë nga Lajme

  • 08:35Rudolph: Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin, BE të procedojë me aplikimin për anëtarësim
  • 08:31Dita e 12-të e protestës me tubim kombëtar në Tiranë, Rama vendos “tavolinën e dialogut” para Kryeministrisë
  • 08:30Ndërpritet sot furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës
  • 08:07Edhe Prishtina shtyn ekskursionin e maturantëve në Shqipëri, shkak protestat atje
  • 08:04Komandanti i KFOR-it takohet me ipeshkvin Dodë Gjergji, diskutojnë për dialogun ndërmjet komuniteteve