Në gusht të këtij viti krahasuar me muajin paraprak, ka rënie për 36,2 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, ka rënie për 5.4 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në Kosovë gjatë muajit gusht janë regjistruar 1,010 ndërmarrje të reja, ndërsa 84 të tjera janë shuar.
ASK bën të ditur se, numri i ndërmarrjeve të regjistruara në gusht 2026 ka shënuar rënie për 36.2% krahasuar me muajin paraprak. Ndërsa, krahasuar me gushtin e vitit 2025, rënia është 5.4%.
“Në gusht 2026 krahasuar me muajin paraprak, kemi rënie për 36,2 % të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi rënie për 5,4 % të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në komunikatë.
Aktivitetet më të preferuara ekonomike gjatë këtij muaji ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave, me 207 ndërmarrje të regjistruara, apo 20.5%.
