Pas prezantimit të lineup-it të folësve, Binance Online nis nesër, më 13 maj, duke sjellë më shumë se katër orë diskutime dhe intervista me disa nga figurat më të njohura të industrisë së kriptos, tregjeve financiare dhe teknologjisë.
Eventi virtual organizohet nga Binance dhe vjen në një periudhë kur temat si inteligjenca artificiale, stablecoin-et, tokenizimi dhe adoptimi institucional i aseteve digjitale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në tregjet globale.
Në mesin e emrave të konfirmuar janë Adam Back, CEO i Blockstream dhe një nga figurat më të hershme të lëvizjes cypherpunk; CZ, themelues i Binance dhe Giggle Academy; Anthony Pompliano, themelues dhe CEO i Professional Capital Management; si dhe Rob Goldstein, COO i BlackRock, kompania më e madhe e menaxhimit të aseteve në botë.
Programi do të përfshijë gjithashtu Chamath Palihapitiya, Brad Garlinghouse nga Ripple, Lily Liu nga Solana Foundation, Guy Turner dhe Nic Puckrin nga Coin Bureau, si dhe Yi He dhe Richard Teng nga Binance.
