Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 23:13
Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur për të marrë statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe për të avancuar më tej në rrugën drejt integrimit evropian.

Në një darkë joformale ministrore për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në, Bislimi ka theksuar rëndësinë e diskutimeve mbi çështjet rajonale, sigurinë dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

“Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat dhe avancimin në rrugën drejt BE-së. Progresi i Kosovës në katër vitet e fundit ka dëshmuar se jemi më të përgatitur se kurrë për një hap të tillë,” ka thënë ai.

Bislimi gjithashtu ka nënvizuar se avancimi i Kosovës drejt BE-së është një përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë dhe rreziqeve që vijnë nga ndërhyrjet e jashtme dhe sulmet e vazhdueshme të fqinjit verior ndaj integritetit territorial të vendit.

Ai ka falënderuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, për ftesën, si dhe Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, për mundësinë për të diskutuar çështje me interes të përbashkët për rajonin dhe Evropën

BE

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”