E zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi i cili është i pranishëm në ceremoninë e diplomimit, ka thënë se për 26 vjet me radhë, Policia e Kosovës ka shërbyer me besnikëri dhe përkushtim dhe se radhët e saj po shtohen vazhdimisht dhe po udhëhiqen nga profesionalizmi. Ndërsa ka thënë se të jesh pjesë e Policisë së Kosovës është nder dhe përgjegjësi e lartë.
“Për 26 vite me radhë, Policia e Kosovës ka shërbyer me besnikëri dhe përkushtim. Radhët e saj po shtohen vazhdimisht dhe po udhëhiqen nga profesionalizmi. Të jesh pjesë e Policisë së Kosovës është nder dhe përgjegjësi e lartë. Këtë sot e dëshmojnë 280 kadetë, të cilët i bashkon një mision dhe qëllime të përbashkëta. Me dhënien e betimit, ata zotohen se do të punojnë me profesionalizëm dhe integritet, gjithmonë me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Që nga viti 2021, kemi rritur ndjeshëm buxhetin për sigurinë. Kemi investuar në pajisje, logjistikë, dhe kemi përmirësuar infrastrukturën policore, përfshirë edhe ndërtimin dhe rregullimin e stacioneve policore në veri të vendit”, ka thënë Bislimi.