Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Biznesmeni i njohur dhe familja e tij shpëtojnë nga një aksident i rëndë

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2026 në 22:05
Biznesmeni i njohur dhe familja e tij shpëtojnë nga një aksident i rëndë

Biznesmeni Faton Seferi ka bërë të ditur se ai, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë shpëtuar pa asnjë lëndim nga një aksident i rëndë trafiku që kanë përjetuar dje në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka njoftuar se familja e tij është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi, duke e cilësuar këtë si një mrekulli dhe duke falënderuar Zotin që të gjashtë arritën të shpëtonin.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për udhëtarët që ndaluan në vendin e aksidentit dhe i ndihmuan të dilnin nga vetura, si dhe për miqtë dhe familjarët që iu dolën në ndihmë në ato momente të vështira.

Seferi ka falënderuar gjithashtu nënkryetarin e Augsburgut, Dirk Wurm, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilët, sipas tij, e kontaktuan menjëherë dhe ofruan ndihmën e tyre. Pas kthimit në shtëpi, familja është pritur nga të afërmit, ndërsa Seferi ka theksuar se pas frikës së përjetuar, momenti më i bukur për të ishte mundësia për t’i përqafuar sërish njerëzit e tij më të dashur.

Në fund të postimit, biznesmeni ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që u interesuan për gjendjen e familjes, duke përcjellë edhe një mesazh prekës për vlerën e jetës dhe rëndësinë e të qenit pranë njëri-tjetrit. “Kishim një engjëll mbrojtës pranë nesh. Uroj që edhe në ditët më të zakonshme të kujtohemi ta falënderojmë Zotin që kemi njëri-tjetrin”, ka shkruar Seferi

biznesmenifamiljaseferi

Më shumë nga Lajme

  • 23:13Zemaj sfidon Kurtin: Na jepni vetëm 17 emra të mjekëve të kthyer, jo 171
  • 23:07Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë
  • 22:56Ligji për Specialen ende pa epilog në Kuvend, PDK-ja nuk ka prezantuar ndryshimet konkrete
  • 22:42“Çdo i dyti po mson gjermanisht” | Mjekët e rinj i reagojnë Kurtit për pretendimin e kthimit të 171 profesionistëve: Nuk kemi nevojë për deklarata që e mohojnë realitetin
  • 22:30Parashikimi i motit për nesër, e diele