Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Blerim Isufaj ankohet në Supreme pasi KPK e shkarkoi nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK’së

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 15:15
Blerim Isufaj ankohet në Supreme pasi KPK e shkarkoi nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK’së

Blerim Isufaj është ankuar në Gjykatën Supreme pas shkarkimit nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ankesa administrative është pranuar më 9 tetor dhe aktualisht është në shqyrtim.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe është në shqyrtim”, ka deklaruar Lutfiu për Express.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) vendosi më 2 tetor për shkarkimin e Isufajt, duke e arsyetuar vendimin me keqmenaxhimin e institucionit dhe dështimin në përmbushjen e detyrave të kryeprokurorit.

Një nga kritikat kryesore të KPK-së kishte të bënte me moszbatimin e sistemit të ndarjes elektronike dhe të rastësishme të lëndëve te prokurorët. Sipas Këshillit, kjo praktikë mund të krijonte mundësi për ndikim të drejtpërdrejtë në caktimin e prokurorëve që trajtojnë raste të caktuara.

Në arsyetimin e tij, KPK-ja kishte theksuar se ndarja elektronike dhe e rastësishme e lëndëve përbën një garanci institucionale për paanshmëri dhe transparencë, veçanërisht në Prokurorinë Speciale, e cila ka juridiksion mbi rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

“Ndarja elektronike dhe e rastësishme e lëndëve nuk është çështje teknike. Ajo është garanci institucionale që asnjë person, përfshirë vetë kryeprokurorin, të mos përcaktojë se cili prokuror do të veprojë në cilën lëndë”, thuhej në arsyetimin e KPK-së.

Sipas Këshillit, mbajtja e ndarjes së lëndëve nën kontroll të drejtpërdrejtë njerëzor, pa kritere objektive dhe pa arsyetim, cenon parimet e paanshmërisë, transparencës dhe integritetit institucional. KPK-ja e kishte lidhur këtë vlerësim edhe me detyrimet e përcaktuara në Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

supremekryeprokuroritblerim

Të ngjashme

Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit

14:12

Më shumë nga Lajme

  • 16:47Gjykata arsyeton vendimin për Gani Gecin: Ekziston rreziku që i pandehuri të përsërisë veprën penale!
  • 16:32Avokati Berisha: Dënim i panevojshëm nga ana e gjykatës, Gani Geci ka kërkuar që të mos linçohet familja
  • 16:31Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet zvogëlimi i importit
  • 16:23Grupi Punues që do të hartojë “strategjinë shtetërore” për procesin e Apelit në Hagë, kjo është përmbajtja
  • 16:15Vehbi Kajtazi: Shteti, sot duhet t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj