Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bllokimi i buxhetit, Abdixhiku: Prishtina s’mbahet peng, këto janë lëvizjet e fundit të një pushteti në rënie

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2025 në 12:23
Bllokimi i buxhetit, Abdixhiku: Prishtina s’mbahet peng, këto janë lëvizjet e fundit të një pushteti në rënie

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas bllokadës financiare siç thotë ai të vendosur ndaj Komunës Prishtinës, duke e quajtur këtë veprim si një akt hakmarrës dhe të dëmshëm për qytetarët.

Ai theksoi se bllokada e Kryeqytetit rrezikon funksionimin e shkollave, qendrave mjekësore dhe shërbimeve esenciale.

“Kur bllokada 10 mujore e shtetit mori fund, vendosën të bllokojnë Prishtinën. Sepse nuk dinë më shumë. Kjo është mendja e tyre. Jetojnë për bllokadë, punojnë për bllokadë, ushqehen me bllokadë! Dhe ja ku jemi sot, pa transport publik në Kryeqytet; me punëtorë pa paga e në protestë; me qytetarët në pritje nëpër stacione; dhe me një pushtet arrogant që në vend të arsyes vazhdon të ushtrojë hakmarrje politike ndaj Prishtinës duke akuzuar secilin tjetër. Dhe ky është vetëm fillimi. Bllokada e Prishtinës rrezikon tutje shkolla, qendra mjekësore, shërbime bazike për njerëzit e këtij vendi”, shkruan Abdixhiku.

“Popullistët nuk duan ta kuptojnë se kur bllokojnë buxhetin e Kryeqytetit, nuk e bllokojnë LDK-në. E bllokojnë jetën e qytetarëve të vet. E bllokojnë mësimin e fëmijëve, punën e prindërve, ekonominë e Prishtinës; kryeqendrën e vet shtetit. Dhe kur këta fshihen pas justifikimeve burokratike, atëherë secili e ka të qartë se problemi nuk është më tek procedura, por tek vullneti politik që këta nuk e kanë. Pra nuk është te ligji, por te mllefi. Nuk është te mirëkuptimi, por te arroganca”, shkruan mes tjerash ai..

Kryetari i LDK-së akuzoi qeverinë e Kosovës për arrogancë dhe mungesë vullneti politik për të zgjidhur problemet, duke e konsideruar pengmarrjen e Prishtinës si një përpjekje për të dëmtuar qytetarët.

Ai shtoi se bllokimi i fondeve të qytetit është një formë e drejtpërdrejtë e hakmarrjes politike, dhe se Prishtina do të vazhdojë të kërkojë të drejtat e saj.

Sipas tij, këto lëvizje të VV-së janë të fundit të një pushteti në rënie.

“Prishtina nuk i kërkon paratë e Qeverisë, prandaj nuk i duhet asnjë votim në Kuvend. Prishtina i kërkon paratë e veta; plot 35 milion euro taksa komunale e grant, që i janë plaçkitur nga bllokuesit për hakmarrje të pastër politike. Prishtina nuk i kërkon as paratë e vitit 2026, por të këtij viti që ka tashmë buxhet; jemi ende në vitin 2025. Arsyetimet për mungesë të votave në Parlament janë vetëm ushqime për militantë. Fundja, me cilin votim në Kuvend, i ndanë këta nga 100 euro për studentë dy ditë para zgjedhjeve? Si është e mundur që për blerje votash e dhënie vitrash nuk paska nevojë për votime nga ne; por ja që për paratë e Prishtinës, ato që i mbledhë Kryeqyteti vet, paska tani një procedurë që po varej nga ne?!

Prishtina ka folur një herë. Do të flasë sërish.

Por deri atëherë – le ta dijë secili – se pengmarrja e kryeqytetit është akti më i rëndë i Albin Kurtit dhe pushtetit të tij që ka humbur kontaktin me qytetin, me realitetin dhe me detyrimin e tij më bazik: t’i shërbejë njerëzve, jo t’i ndëshkojë ata.

Prishtina nuk mbahet peng. As sot, as nesër.

Këto janë lëvizjet e fundit të një pushteti në rënie”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 22:07Plagoset me thikë një kosovar në Vjenë
  • 21:41Ngërçi institucional: PDK do seancë, Kuvendi me dyer të mbyllura
  • 21:38Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot
  • 21:28Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
  • 21:17BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit