Trepça ka reaguar lidhur me bllokimin e 63 minatorëve në një minierë, se kjo ndodhi për shkak se dje, ka ndodhur një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg dhe Njësinë e Flotacionit.
Nga njoftimi i saj, Trepça bën të ditur se pas ndërprerjes së energjisë elektrike: – 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente; – 9 minatorët e mbetur kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
‘’ Furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg është rikthyer në orën 02:30, ndërsa 9 minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50. Pas rikthimit të energjisë elektrike, ndërrimi i parë ka filluar punën normalisht në minierë. Ndërkohë, Njësia e Flotacionit ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi:
NJOFTIM PËR AVARINË NË TRAFON TUNELI I PARË
Më datë 07.10.2026 në orën 19:30, ka ndodhur një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg dhe Njësinë e Flotacionit.
Në momentin e avarisë, në minierë kanë qenë gjithsej 63 minatorë, të cilët ishin në ndërrimin e dytë dhe ishte planifikuar ta përfundonin ndërrimin në orën 23:00.
Pas ndërprerjes së energjisë elektrike:
– 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente;


